Giuseppe Rossi drejt MLS

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Giuseppe Rossi është rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u transferuar te skuadra Los Angeles FC dhe jo te LA Galaxy.

Të martën u tha se Rossi kishte një parakontratë me LA Galaxy, por një ditë më pas, bëhet e ditur se ai ka ndërruar mendje dhe do t’i bashkohet rivalit të tyre.

32-vjeçari edhe nëpërmjet Instagramit ka bërë të ditur se po udhëton në ShBA.

Sulmuesi italian ka qenë pa klub që prej verës së kaluar, dhe se ka ushtruar me gjigantin anglez, Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme