GIZ-i ndan çmimet për garën “Shkolla Ideale”, premton mbështetje për arsimin kosovar

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 12:03 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prezencën e 150 nxënësve dhe mësimdhënësve u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën “Shkolla Ideale”, e cila ishte e hapur për të gjitha shkollat në Kosovë, të cilat përmes videove një minutëshe kanë prezantuar idetë e tyre se si e shohin shkollën ideale, raporton Ekonomia Online.

Në vendin e parë të kësaj gare është renditur SHFMU “Lasgush Poradeci” në Shtime, në vendin e dytë SHFMU “Nazmi Gafurri” në Prishtinë ndërsa në vendin e tretë SHFMU “Enver Maloku” në Podujevë.

Udhëheqësi i projektit GIZ, Boris Scharlowski, deklaroi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë për këto 20 vite ka qenë i shkëlqyeshëm.

Scharlowski theksoi se testi PISA nga nxënësit kosovar nuk solli rezultate të mira, e gjithë kjo pasi nxënësit nuk ishin të përgatitur.

Sipas tij, këto aktivitete nga GIZ do t’i ndihmojnë nxënësve të dinë si t’i zgjedhin problemet si dhe të formojnë të menduarit kritik.

“Kam kënaqësi të posaçme gjatë këtyre viteve në 20 vitet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Qëllimi kryesor është të ju informoj për fituesit e çmimeve të tri shkollave në Kosovë. Ia hodha një shikim të shkurtër punëtorive që u zhvilluan kjo gjë është një pozitive pasi punëtorit shkuan shumë mirë. Drejtorët e shkollave, komunal e mësimdhënësit e dinin se çfarë do të thotë PISA. Sa u përket nxënësve dua të dijë nëse kanë dëgjuar për PISA. Disa prej jush keni marrë pjesë në raundin e PISA-së. Por ishte edhe një raund tjetër i PISA-së tri vite me radhë. Ajo që ishte evidente nga këto rezultate nuk ishin të përgatitur nxënësit kosovar. Ka mungesë të përgatitjes së nxënësve, shkathtësitë e zgjedhjes se problemeve dhe të menduarit kritik të tyre”, ka thënë ai.

Siç tha ai, këto aktivitete nga Qeveria Gjermane po bëhen për t’i inkurajuar nxënësit, mesimdhënësit si dhe prindërit për të zhvilluar ide të reja se si duhet të shkollimi në Kosovë.

“20 vite me parë nuk ka ekzistuar Google, e njëjta gjë është se ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë brenda 20 viteve. Shkollat duhet ti poregatisin nxënësit e tyre. Në qoftë se do të përballeni me ndonjë problem brenda 20 viteve atëherë do të dini të zgjidhni atë, andaj e kemi organizuar këtë garë. Të ju inkurajoj të gjithë juve, nxënës, prind, mësimdhënës për të zhvilluar ide të reja se si duhet të duket shkollimi tek ne”, u shpreh ai.

Përfaqësues nga MASHT, Avni Rexha, falënderoi GIZ gjerman për bashkëpunimin me MASHT, derisa tha ai se me këto aktivitete, në Kosovë po ngritët cilësia e arsimit.

“Ju përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit qënkeni qenë pjesë e këtij aktiviteti. Falënderoj GIZ për përkrahjen në vazhdimësi lidhur politikat e arsimit. Me këto aktivitete Arsimi në Kosovë po bën një ngritje të cilësisë”, tha ai.

Këto shkolla u shpërblyen me pako të pajisjeve teknologjike, si laptop, video projektor, printer/fotokopje, foto aparat, regjistrues të zërit dhe tabletë, gjithashtu do të ju ofrohen trajnime për përdorimin e këtyre pajisjeve në klubet mediatike.

Në këtë organizim u mbajtën edhe punëtori për nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm, me tema të ndryshme si edukimi mjedisor, edukimi përmes teatrit, anti-bulizmi, gjithëpërfshirja.

Ngjarja u organizua nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pjesë e festimeve në kuadër të 20 vjetorit të bashkëpunimit gjerman në Kosovë.

Në këtë garë kanë aplikuar 61 shkolla, derisa 39 prej tyre i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për të qenë pjesë e kësaj gare.

Në fund u mbajtën aktivitete për nxënës si dhe koktej rasti.

Të ngjashme