GIZ-i ndihmon hartimin e Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është takuar me ekspertin e angazhuar nga organizata GIZ, Gerd Meier, për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Postimi i plotë i ministrit Beqaj:

“Sot në Prishtinë po qëndron eksperti i angazhuar nga GIZ Dr. Gerd Meier për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në bashkëpunim të ngushë me instutucionet dhe komunitetin.

Falënderoj GIZ dhe shtetin Gjerman për përkahjen e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes përkrahjes financiare dhe strategjike. GIZ pëmes projektit Creating Employment through Export Promotion po përkah direkt Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për hartimin e strategjisë, me ekspertizën më të mirë gjermane të bazuar në profilin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Beqaj në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme