Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim drejtorin e programit të GIZ-it për Kosovën, James Macbeth, si dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jan Axel Voss, me të cilët ka diskutuar rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.
Gjatë këtij takimi, Ministri Rikalo, tregoi për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që do të bëhen nga MBPZhR-ja në shumë sektorë të bujqësisë. Gjithashtu ai foli edhe për disa nga sfidat që ka sektori, e për të cilat po punohet që të tejkalohen.
Ministri vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZhR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në realizimin e projekteve të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e prodhimtarisë bujqësore.
Nga ana e tij, drejtori i programit të GIZ-it për Kosovën, James Macbeth falënderoi ministrin Rikalo për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe implementimin e shumë projekteve të përbashkëta.