Akil Gjakova e Laura Fazliu i kanë fituar duelet e para në Grand Slamin në Tbilisi.
Gjakova, që garon në kategori deri 73 kilogramë, triumfoi ndaj Keisei Nakanos së Filipineve.
Laura Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, e mposhti austriaken Magdalena Krssakova.
Të premten Nora Gjakova e fitoi të artën në Tbilisi në kategorinë deri 57 kg, ndërsa të dielen garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kg.