Gjakova e kujdesshme gjatë pandemisë

| 01 Maj 2020 | 10:13 | Nga

Rrugë të zbrazura, dyqane e biznese të mbyllura janë pamje që mund të shihen tash e disa javë në Gjakovë.

Ky qytet i cili është po ashtu ndër komunat e shumta të Kosovës që ka pasur qytetarë të prekur dhe të shëruar nga Covid-19 duket se tashmë u janë përshtatur masave të ashpërsimit për kufizim të lëvizjes, duke bërë kështu që numri i të prekurve të mos rritet në shifra shumë të mëdha, raporton emisioni #gjesi në T7

Të qetë e me lëvizje të pakta, Ferdinand Kolaj, drejtor i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjakovë, thotë se qytetarët kanë qenë shumë bashkëpunues dhe kanë respektuar rregullat e IKSHPK-së.

E nga ana e qytetarëve po respektohet në një masë të kënaqshme orari i lëvizjes.

Një gjendje krejtësisht tjetër e karakterizonte periferinë e Gjakovës, një gjelbërim e gjallëri, që për disa sekonda të krijon ndjenjën e kthimit të gjendjes normale të situatës.

Sido që të jetë qëndrimi në shtëpi, distanca sociale e mbi të gjitha higjiena, vazhdojnë të jenë të domosdoshme gjatë kësaj periudhe.

Të ngjashme