Komuna e Gjakovës ka ndarë buxhet në vlerë prej 19 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.
Këtë e ka bërë të ditur për kallxo.com, Blerta Qela nga Zyra për Informim në Komunën e Gjakovës.
Qela ka thënë se planifikohet të dekorohet ‘rruga UÇK’ dhe Parku i madh i qytetit.
Gjithashtu do të dekorohen edhe pjesë të tjera të qytetit që do të financohen nga ana e donatorëve.
Ndërsa në ‘Tregun e Vitit të Ri’ do të vendosen 25 shtëpiza nga druri, për aktivitete të ndryshme.
Ajo ka thënë se vitin e kaluar qyteti është dekoruar nga donatorët pasi nuk pasur buxhet fare nga qeverisja e kaluar.
Ndërsa me datën 9 dhjetor është bërë ndezja e dritave në fshatin Pjetërshan nga ana e banorëve dhe në prani të kryetarit të komunës Ardian Gjini. Fshati Pjetërshan është karakterizuar në vitet e kaluara për mënyrën e veçantë të dekorimit, të bërë me vetëfinancim nga banorët.