Gjakova do të bëhet me Stacion të ri Policor, u tha sot gjatë vizitës që i bënë kësaj komune, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj; ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj vizite ministrat së bashku me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vizituan edhe Stacionin Policor të këtij qyteti.
Ata u ndanë të kënaqur me punën që po bëhet nga policia, gjithashtu u njoftuan edhe me procesin e punës së ndërtimit të stacionit policor të investuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Ahmet Hasi, u shpreh i kënaqur me vizitën e ministrave dhe kryetarit ndërkaq i njoftoi ata me punën që po bëjnë policia në këtë komunë.