Një fëmijë i lindur më 2021 ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me veturë në Gjakovë të premten.
Drejtuesi i veturës e kishte fëmijën nip dhe dyshohet se rasti ka ndodhur nga pakujdesia.
Ai po drejtonte veturën në oborrin e tij kur e goditi fëmijën.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.