Një person ka njoftuar policinë se i është djegur shtëpia në fshatin Raqë të Gjakovës.
I njëjti ka deklaruar se nuk ka informacione se kur i është djegur shtëpia, por se të djegur e ka gjetur pasi është kthyer nga Zvicra.
Policia njofton se është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE /Fsh. Raqë, Gjakovë 19.11.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pasi është kthyer nga Zvicra, ka vërejtur se shtëpia e tij është e djegur. Ankuesi nuk din se kur ka ndodhur incidenti. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin.