Një grua kosovare është arrestuar në Gjakovë pasi e njëjta ka prishur qetësinë në vend publik.
E njëjta është arrestua nga Policia e Kosovës për veprën penale, duke bërtitur me të madhe në vend publik, derisa dyshohet se kishte probleme psikika.
Njoftimi i Policisë:
Gjakovë 02.10.2021 – 10:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se ka kryer veprën e cekur, duke bërtitur me të madhe në vend publik, dhe refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë. E dyshuara dyshohet se kishte probleme psikike dhe për këtë shkak është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.