Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi nën ndikimin e alkoolit sulmoi prindin

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Të enjten është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme