Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë të dielën, me dyshimin se ka kërcënuar dhe ngacmuar një person tjetër.
Sipas njoftimit policor, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka kërcënuar viktimën dhe ia ka bllokuar rrugën.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte kanosur viktimën kosovar dhe të njëjtit ia kishte bllokuar rrugën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.