Një grua dhe vajza e saj kanë mbetur të vrara, në orët mbrëmjes, në Brekoc të Gjakovës.
Dorasi dyshohet se është kryefamiljari.
Lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i stacionit të Policisë së Gjakovës.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është arrestuar. Ndërsa motivet ende nuk dihen.
Mediet raportojnë se i dyshuari ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji e kishte rrahur gruan e tij.
Mësohet se i dyshuari Pjetër Ndrecaj është nga fshati Bitesh dhe në shtëpinë e miqve të tij në Brekoc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij.
Çifti ishte në proces të shkurorëzimit.
Gruaja kishte shtetësi të Shqipërisë.