Një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër është përfshirë nga zjarri.
Nga ky incident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”.
Kjo u konfirmua për Klan Kosova nga policia.
Sipas tyre zjarri ka prekur edhe një objekt fetar dhe një shtëpi që ishin në afërsi.
“Zjarri kishte përfshirë kryesisht pjesë të jashtme të këtyre objekteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizimin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”, thonë nga policia në Gjakovë.