Gjakovë: Gruaja e mori pensionin e burrit edhe pas vdekjes, arrestohet nga Policia

Prishtinë | 14 Dhj 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Ajo dyshohet se ka marrë pensionin e burrit edhe pas vdekjes së tij.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se e dyshuara nuk e kishte lajmëruar vdekjen e bashkëshortit në gjendjen civile.

“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është  raportuar se personi i dyshuari, femer/kosovare kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile.   Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuaren. E njëjta pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është liruar. Rasti kalon në procedurë të rregullt”, tha Elezaj.

Të ngjashme