Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici se vëllai i saj i kërkoi të holla për të blerë narkotikë pasi që dyshohet se është konsumues.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.