Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje me datë 02 shkurt rreth orës 11:30.
Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë.
DHUNË FAMILJARE
Gjakovë 02.02.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.