Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në edicionin e dyte të “Vajzat në TIK 2023”, e cila është iniciativë e Sahatçiut, janë planifikuar mbi 60 aktivitete brenda dhe jashtë Prishtinës.
Këto aktivitete kanë filluar nga data 23 prill dhe edicioni do të përfundoj sot, sipas Sahatçiut në edicionin e kaluar mbi 1 mijë vajza arritën të angazhohen me teknologji dhe të fillojnë të mendojnë një karrierë të mundshme në TIK.
Njoftimi i plotë:
Po vijmë me edicionin e dytë të #VAJZATNËTIK23 me 60+ aktivitete në 6 ditë, në Prishtinë e gjithandej Kosovës! 23-28 prill 2023
Vizitoni https://girlsinictkosovo.com/ për kalendarin e plotë. Gjeni aktivitetet që ju pëlqejnë, mblidhuni dhe ejani, bashkohuni me ne!
Përmes 25 aktiviteteve me 15 organizata partnere në edicionin e parë të Javës së Vajzave në TIK vitin e kaluar, ~1,000 vajza arritën të angazhohen me teknologji dhe të fillojnë të mendojnë një karrierë të mundshme në TIK.
Këtë vit, me po të njejtën iniciativë time, po vijmë edhe më të mëdhenj. Me më shumë se 35 organizata e kompani partnere, kemi planifikuar më shumë se 60 aktivitete brenda e jashtë Prishtinës. Punëtori e ligjerata në shkolla, vizita në kompani, panair pune, diskutime, trajnime, prezantime, gara e ngjarje të tjera, për më shumë vajza dhe gra të angazhuara në teknologji.
Këto aktivitete janë mbështetur nga Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, USAID Compete Activity dhe Enhancing Youth Employment (EYE).
Organizatat dhe kompanitë partnere:
STIKK
ICK
UNDP Kosovo
UN Women Kosovo
IPKO Foundation
RIT Kosovo
BONEVET Prishtina
Kosova Makers League
Women in Tech Kosovo
Women in STEM Kosovo
Women4Cyber Kosovo
Cikat n’STEM
Growing with STEM
SHPIK
YMCA Kosovo
Open Data Kosovo
She Inspires
In Time
American Corner Prishtina
AWESK
Art Without Limit
Hajde Folim
Youth Council of US Embassy
Global Engineer Girls
Appdec
BIT Academy
Cacttus Education
Growzillas
Innovemia
jCoders
MetDaan
Polar Bear Agency
SQA Consulting
Shkolla Finlandeze
Tutoryx
XPortal Esports
ZenVen Space