Mes emocionesh ka përfunduar mbrëmja gjysmëfinale e edicionit të dytë të “The Voice Kids”.
Tashmë janë gjashtë artistë të rinj, të cilët e kanë siguruar biletën për mbrëmjen finale të “The Voice of Albania”.
Sindi dhe Frensi nga ‘Skuadra Gjoka’, Rita dhe Klea nga ‘Skuadra Eneda’ dhe Ana e Denisi nga ‘Skuadra Miriam’ – janë pjesëmarrësit në finale.
Publiku votoi dhe vendosi se artistët të cilët meritojnë të jenë pjesë e finales janë artistët e sipërpërmendur.
Njëherësh u larguan gjashtë konkurrentët e tjerë, përkatësisht nga dy për secilën skuadër, transmeton Top Channel.
Tani mbetet të shohim se cili nga artistët e rinj ende në garë do të kurorëzohet fituesi i kupës së artë të “The Voice Kids”.
Për ta zbuluar duhet të presim spektaklin e radhës që do të jetë në javën e ardhshme.