Gjashtë gjërat që një femër e fortë nuk jua toleron kurrë

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 22:00 | Nga

Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse jeni i dashuruar me një grua të tillë.
Në momentin që je përfshirë në një marrëdhënie me një grua të fortë dhe të pavarur, mendimi tjetër i juaji duhet të jetë sesi ta mbani atë pranë vetes. Pasi një grua e fortë ka standarde të larta dhe norma të qarta.

Nëse nuk e respektoni, ajo do ecë përpara pa e kthyer kokën nga e kaluara.

Prandaj nëse jeni i dashuruar me një grua të tillë, këto janë gjashtë nga gjërat që duhet të keni parasysh.

1. Mungesa e respektit

Respekti është njëra nga gjërat reciproket që duhet të ketë një marrëdhënie e shëndetshme. Ajo e di vlerën e saj dhe nuk do tolerojë asnjë sjellje që nuk përputhet me parimet e saj.

2. Mos u mundo ta kontrollosh

Duke qenë se ajo është mësuar të kujdeset për veten e saj, mos u mundoni të merrni vendime të cilat nuk ju takojnë. Duhet të ketë komunikim dhe balancë në lidhjen tuaj.

3. Mundohuni të mos i kaloni limitet

Duhet të njiheni me ato që ajo i konsideron si vlera morale, por edhe me kufijtë e saj. Tejkalimi i tyre për arsye egoiste është diçka që ajo nuk do e tolerojë. Një grua e fortë s’e ka aspak problem t’ju thotë “jo”.

4. Nënvlerësimi

Trajtojeni partneren tuaj si të barabartën tuaj. Nëse keni nevojë për ndihmën e saj, mos hezitoni t’ja kërkoni pasi ajo është e gatshme për t’ju ndihmuar. Mos lejoni që të ardhurat, edukimi apo statusi social të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj.

5. Shmangni negativi-tetin në lidhje

Nëse tregoheni vazhdimisht negativë kundrejt partneres, ideve dhe mendimeve të saj, jo nuk do ju tolerojë për shumë gjatë, shkruan Anabel. Mundohuni t’i kaloni gjërat me mbështetjen e njëri-tjetrit.

6. Mungesa e mbështetjes

Një grua e fortë është në një mision të vazhdueshëm për të arritur synimet e saj. Nëse e demoralizoni ose kritikoni kur ajo ndan ëndrrat dhe idetë e saj me ju, atëherë ajo që do merrni nuk do jetë asgjë më shumë sesa një shpullë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme