Gjashtë gjërat që njerëzit e mençur nuk i thonë

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Mund të jeni shumë i talentuar dhe shumë punëtor, por ka disa fjalë që duhet t’i shmangni në mënyrë që të mos krijoni përshtypje të keqe te tjerët.

Ka disa fjalë të cilat e ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin.

Më poshtë i keni disa fjalë që menjëherë duhet t’i hiqni nga fjalori juaj dhe arsyen se përse duhet ta bëni këtë.

“Nuk është e drejtë”

Kush nuk e din se jeta nuk është e drejtë? Duke i pëshpëritur këto fjalë, ju e jepni përshtypjen se, sipas juve, jeta duhet të jetë e drejtë. Kjo ju bën të dukeni të papjekur dhe naiv.

“Nuk ka problem”

Këtë fjalë thuajse të gjithë e përdorim shpesh. Megjithatë, duke e thënë këtë frazë, ju e jepni përshtypjen se kërkesa e dikujt ndaj juve për t’i ndihmuar me diçka ka qenë problem.

“Kjo është ide e kotë, po të pyes një pyetje budallaqe…”

Këto fjalë jua dëmtojnë kredibilitetin. E japin përshtypjen se nuk keni fare vetëbesim dhe se jeni kritik i vetes. Fjalitë alternative mund të jenë: “nuk i kam të gjitha informacionet për momentin, por së shpejti gjej detaje tjera”.

“Do të përpiqem”

Kjo duket eksperimentale, tregon mungesë të besimit në aftësitë tuaja, por mund të jetë edhe një mënyrë se si i thoni dikujt “jo”.

“Nuk është faji im”

Nëse diçka ndodh gabim, pranojeni atë, merreni përgjegjësinë për gabimin tuaj në vend se të mundoheni ta largoni atë.

“Nuk mundem”

Këto janë dy fjalët më të rrezikshme në vend të punës! Ato e pasqyrojnë mungesën e aftësive tuaja për at kryer një punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme