Gjashtë ligjet do të ndryshohen krejt kjo me qëllim të harmonizimit me Ligjin për Kundërvajtje, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, para komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, prezantoi pakon e ligjeve që duhet ndryshuar.
“Ligji për patentë shoferi, preket në pesë nene; Ligji për rregullat e trafikut rrugor, 25 nene të harmonizohen; Ligji për hekurudhat e Kosovës vetëm një nen; Ligji për transportin rrugor, në 2 nene të harmonizohet; Ligji për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme 2 nene të harmonizohet; Ligji për rrugët ka nevojë të harmonizohet në 2 nene”.
Ai ka sqaruar se këto ndryshime nuk kanë kosto financiare, vetëm rregullojnë aspektin e shqiptimit të gjobave.
“Duhet të kemi parasysh se këto plotësim ndryshime të neneve nuk kanë kosto financiare vetëm rregullojnë aspektin e shqiptimit të gjobave, ka pas mos harmonizim të ligjeve ku ligje të caktuara kanë pasur vështirësi të zbatohen”.
“Të gjitha këto harmonizime do bëjnë që ligji për kundërvajtje të zbatohet në tërësi. Ne shpresojmë se ky plotësim ndryshim të marrë dritën jeshile, dhe të kemi përkrahjen nga ju si komision që të dërgohet në Kuvend dhe atje të marr votën”, ka thënë Mujota.