Vetëm gjashtë lojtarë kanë arritur të bëjnë katër asistime brenda një ndeshje në histori të Ligës Premier.
Kjo listë dominohet nga lojtarët e Arsenalit që kanë dominuar me asistimet e tyre gjashtë një takimi.
Dennis Bergkamp, njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të The Gunners dhe ligës angleze, ishte anëtari i parë që prodhoi një ndeshje fantastike kundër Leicesterit në vitin 1999.
Dy vite më vonë pas paraqitjes mbresëlënës ndaj Dhelprave, Bergkamp u rikthye që të dhuronte katër asistime në fitoren 5-0, derisa Nicolas Ankela kishte realizuar het-trik.
Më pas ishin shtatë lojtarë që po prisnin për katër asistime të tjera në një ndeshje dhe ishte një tjetër lojtar i Arsenalit përgjegjës.
Në një fitore 7-0 ndaj Middlesbrough, Jose Antonio Reyes realizoi katër asistime, gjersa Thierry Henry arriti po ashtu të shënonte het-trik.
Si bashkëkombësi i tij, edhe Cesc Fabregas e Santi Cazorla bënë të njëjtë gjë, duke dhuruar nga katër asistime ndaj Blackburn Rovers (2009), respektivisht Wigan Athletic (2013).
Edhe Emmanuel Adebayor kishte treguar klasin e tij në fanellën e Tottenham Hotspurit, duke dhuruar brenda një takimi katër asistime.
Në këtë listë është edhe ish-anëtari i Southamptonit, Dusan Tadic që kishte bërë katër asistime në fitoren 8-0 ndaj Sunderlandit.