Barcelona nuk e ka nisur aq mirë sezonin e ri në La Liga.
Presioni mbi Ernesto Valverde po rritet çdo ditë e më shumë, pasur parasysh rezultatet e dobëta të skuadrës katalane në fundin e sezonit të kaluar dhe fillimin e këtij sezoni.
Zgjedhjet e trajnerin Valverde shpeshherë janë vënë në pikëpyetje gjatë këtij sezoni. De Jong, Arthur, Rakitic e Vidal kanë qenë dilema më e madhe e trajnerit.
Por, kush janë gjashtë lojtarët e paprekur të Valverde këtë edicion? Më poshtë lajmi.net ua përcjell lojtarët me më së shumti minuta të luajtura këtë edicion.
Ter Stegen – 720 minuta – 8 ndeshje
Gerard Pique – 720 minuta – 8 ndeshje
Clement Lenglet – 712 minuta – 8 ndeshje
Antoine Griezmann – 705 minuta – 8 ndeshje
Frenkie de Jong – 629 minuta – 8 ndeshje
Nelson Semedo – 600 minuta – 8 ndeshje