Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar dy viktimat kosovarë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Obiliq është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që muaj më parë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim
Po ashtu në këtë komunë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Prishtinë
“Prishtinë / 01.02.2025 – 22:30. Lidhur me rastin është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Ndërsa në Klinë, viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
“Lidhur me rastin pas një kacafytje të ndodhur mes dy të dyshuarve meshkuj kosovar të njëjtit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga ta është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.