Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në Viti

Prishtinë | 06 Gus 2023 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e shtunë në Viti.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe gjashtë pasagjerë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar për shtëpi”, njofton Policia.

Të ngjashme