Gjashtë burra janë rrahur mes vete në Prishtinë, të cilët pas lëndimeve të marra janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një shufër metalike dhe një skallper, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në rrugën “Rugova”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.