Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar Policia e Kosovës.

Të cilësuara si “Dhunë në Familje”, nga policia  dy rast kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Gjakovë, një në Podujevë dhe një tjetër në Istog.

Sipas Policisë rastet e ndodhura në Prishtinë, në Podujevë dhe njëri rast në Gjakovë, gratë kanë qenë cak i sulmeve fizike nga bashkëshortët e tyre.

Rasti tjetër në Gjakovë ka qenë sulm ndaj një gruaje nga babai i saj, i cili sipas policisë ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndërsa në Istog një grua ka qenë viktimë e dhunës nga vëllau i saj, thuhet në raportin 24 orësh.

Të gjith të dyshuarit janë intervistuar dhe për të dy rastet në Prishtinë vendim të prokurorit janë liruar ndërsa për rastet tjera janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet.

Të ngjashme