Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, në Prishtinë janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkshorteve të tyre. Të dyja gratë kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Në Obiliq është raportuar se i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të prokurorit do të intervistohet pasi ti kaloj dehja. Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq në Deçan është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pasi që e dyshuara kishte probleme mendore, me vendim të prokurorit është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë.
Edhe në Gjakovë janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.
Në njërin rast është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i kishte bërë presion bashkëshortes së djalit të tij (e mitur), e cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në rastin tjetër është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti për shkaqe të pa njohura ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.