Gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit, duke çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 1143, është njoftuar nga autoritetet shëndetësore në Shqipëri.
Nga gjashtë të infektuar, katër janë nga Tirana, një nga Durrësi dhe një në Mat. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 877. Numri i rasteve aktive në Shqipëri me COVID-19 janë 233 persona.
Është njoftuar se në Spitalin Infektiv po trajtohen 28 të prekur me COVID-19, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre i intubuar.