Gjashtë shtete të ShBA-së shënojnë rekord të rasteve të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, së paku gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara kanë shënuar shifra rekorde të rasteve ditore të Coronavirusit.

Georgia i ka regjistruar 1,900 raste të reja. Shifra e përgjithshme e të infektuarve me Covid-19 në këtë shtet ka shkuar në 72,995 persona, ndërsa kanë vdekur 2,770 njerëz.

Tennessee i ka shënuar 1,410 raste të reja, me ç’rast shifra e përgjithshme e infektimeve shkoi në 39,444. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 577 viktima të koronavirusit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Utah i regjistroi 676 persona të infektuar për 24 orë dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 20,050, ndërsa 166 persona kanë vdekur që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Idaho i ka regjistruar 283 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e infektimeve ka shkuar në 4,865 persona. 90 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet të ShBA-së deri më tani.

Florida i regjistroi 8,938 persona të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 122,960, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 249.

Arkansasi i shënoi 678 raste të reja, duke e çuar në 18,740 shifrën e përgjithshme të të infektuarve. 249 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë vend.

Të ngjashme