Gjashtë të lënduar në aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë

| 03 Sht 2018 | 15:08 | Nga

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Podujevë, më saktësisht në fshatin Lluzhan.

Komandanti i Trafikut, Major Milaim Fejzullahu tha për KALLXO.com, se aksidenti ka ndodhur mes tei veturave.

“Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes tri makinave në Lluzhan Rregh orës 17:50. Gjashtë persona janë lënduar dhe ende janë duke marrë trajtim mjekësor në QKUK”, tha Fejzullahu.

Gjithashtu, Majori Fejzullahu tha se personi i dyshuar i cili kishte shkaktuar aksidentin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes e më pas ishte vetëdorëzuar në polici.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shtoi Fejzullahu.

KALLXO.com, ju sjell fotografi nga aksidenti:

Të ngjashme