Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën Klinë-Istog, saktësisht në fshatin Zllakuqan.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.
Klankosova.tv mëson nga burimet se tre persona janë dërguar për trajtim në Qendren e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërkaq tre të tjerë janë dërguar në spitalin e Pejës.