Gjashtë të vdekur dhe 298 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 298 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur gjashtë persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 335 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,238 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 220,467, kurse i të vdekurve është 7,778 persona, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme