Ka shkuar në 539 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej488mostra të marra nga ShSKUK dhegjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 rastetë vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.713raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 539 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251.
Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 36raste,komuna Gjakovë 16 raste,komuna Gjilan 10 raste,komuna Pejë 7 raste,komuna Viti 5 raste,komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste,komuna Malishevë 4 raste,komuna Ferizaj 3 raste,komuna Mitrovicë 3 raste,komuna Skenderaj 3 raste,komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.