Gjashtë të vdekur e 48 raste pozitive me Covid-19

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në vend, raporton Ekonomia Online.

Përgjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 48 raste pozitive, ndërkaq kanë vdekur 6 persona.

“Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Ndërsa janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347”, thuhet në raportin 24 orësh të MSh-së.

Të ngjashme