Gjashtë të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Turqi

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Së paku gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër konsiderohet i pagjetur si pasojë e përmbytjeve të fuqishme dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur veriun, pas stuhisë së zjarreve në Turqi.

Përmbytjet e shkaktuara nga të reshurat e vazhdueshme të shiut kanë shkatërruar krahinat buzë brigjeve të Detit të Zi.

Në Bartin të Kastamonus dhe në Sinop e Samsun fuqia e ujërave ka shkatërruar shtëpi e ura, dhe ka marrë me vete vetura të shumta.

Përmbytjet kanë ndodhur përderisa zjarrfikësit kanë vazhduar operacionet e fikjes së vatrave të zjarrit në Mugla, zonë kjo e njohur për numër të madh turistësh.

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe me mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë shkaku i më se 200 vatrave të zjarrit që kanë mbërthyer Turqinë qysh nga 28 korriku. Zona më e goditur nga përmbytjet është raportuar të jetë Kastamonu.

Në qytetin Bartin, së paku 13 persona kanë pësuar lëndime të rënda pas rrënimit të një pjese të urës.

Në Sinop, helikopterët kanë evakuuar së paku 19 persona.

Rajonet përreth Detit të Zi në Turqi ballafaqohen vazhdimisht me stuhi të ashpra shiu dhe me vërshime të rënda.

Të ngjashme