Gjashtëvjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Durrësit

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një fëmijë rreth 6 vjeç është mbytur në plazh, në zonën e plazhit “Iliria”.

Mësohet se fëmija është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Fëmija ka qenë me pushime me familjen e tij nga Kosova.

Në kohën që fëmija ka qenë në det, uji ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur dallgë, por prindërit nuk i kanë kushtuar vëmendje vogëlushit të tyre, i cili ka humbur jetën tragjikisht.

Të ngjashme