Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 555 raste të reja me koronavirus.
Në këto 24 orë, kanë vdekur 14 persona.
Sipas IKSHPK-së, janë kryer 1340 testime dhe janë shëruar 324 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste dhe 1.040 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të të shëruarve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.