Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Marrje ryshfeti”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në një rast.