Gjatë 24 orëve janë ngritur 49 aktakuza

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme