Gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit janë ndaluar 11 persona

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48, njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme