Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej dyzetetre (43) aktakuza, kundër dyzetenëntë (49) personave. Po ashtu, me urdhër të prokurori të shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe, janë  paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryhsme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër  (4) personave.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara,  ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Të ngjashme