Gjatë debatit final mes Trumpit dhe Bidenit, mikrofonat do të ndalen

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Ende mund të mbahet mend debati i fundit mes kandidatëve për president të SHBA-së, Donald Trump dhe Joe Biden i cili u mbajt muajin e kaluar, ndoshta më shumë për kaos sesa për përmbajtjen e tij.

Për të parandaluar përsëritjen e tij dhe ndërprerjet kryesisht nga presidenti Trump, rregulla të reja janë prezantuar. Këto rregulla përfshijnë ndaljen e mikrofonit gjatë debatit të fundit në televizion i cili do të mbahet të enjten në Nashville.

Të dy, edhe Trumpit edhe Bidenit do t’iu jepen nga dy minuta kohë për vërejtjet e tyre, pa ndërprerje nga kandidati tjetër, ka thënë organizatori i debatit. Mikrofoni do të jetë i ndezur për pyetje, shkruan BBC, transmeton KOHA.

“Ne jemi rehat që këto rregulla do të mbajnë balancin dhe janë në interes të popullit të Amerikës”, ka thënë ai.

Presidenti iu tha gazetarëve që është duke planifikuar të marrë pjesë në ngjarje, por për rregullat tha: “mendoj që nuk është e drejtë”.

Presidenti Trump ka akuzuar organizatorët që po ndihmojnë kundërkandidatin e tij demokrat. Ndërkaq ekipi i Bidenit ka thënë se Trump po mundohet t’iu ikë pyetjeve për përgjegjësinë e tij lidhur me situatën me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme