Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti janë raportuar 96 raste të incidenteve nëpër shkolla në nivel vendi.
Rastet më të shpeshta janë lëndim i lehtë trupor dhe posedim i armëve të ftohta. Ndërkohë gjatë muajve të fundit po ashtu ka pasur edhe raste të posedimit të armëve të zjarrit.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, Zyra e Informimit të Policisë njoftoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.
“Nga rastet më të shpeshta të raportuara nga to përfshihen: Lëndim i lehtë trupor, dëmtim prone, vjedhje dhe të tjera”, thuhet në përgjigjen e policisë.