Në vitin 2024 subvencionimi për një hektar të mbjellë me speca do të jetë 600 euro, që është rritje për 100 euro, ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Me një shumë të njëjtë do të përkrahen dhe sipërfaqet e mbjella me domate, fasule, tranguj, qepë e hudhra.
Ministri Peci ka prezantuar Programin për Pagesa Direkte 2024, gjatë një vizite në Rahovec, të cilin ai e quajti “kryeqyteti i bujqësisë”.
Kreu i MBPZhR-së tha se prioritet po u japin kulturave perimore, strategjike për eksport.
“Kemi rritje të përkrahjes për disa prej kulturave perimore të kultivuara në fushë të hapur, të cilat kanë shënuar rritje në eksport”.
“Speci nga 500 €/ha sa ka qenë, tani në vlerë prej 600 €/ha; domate nga 500 €/ha sa ka qenë, tani në vlerë prej 600 €/ha; tranguj nga 500 € ha sa ka qenë, tani në vlerë prej 600 €/ha; qepa nga 500 € sa ka qenë tani në vlerë prej 600 €/ha; hudhra nga 500 €/ha sa ka qenë, tani në vlerë prej 600 € ha dhe fasulja nga 500 €/ ha sa ka qenë tani në vlerë prej 600 €/ha”.
Gjithashtu, është rritur nga 100 në 250 euro përkrahja për bimët mjekësore e aromatike.