Gjatë kontrollit iu gjet më shumë se 1kg marihuanë, arrestohet i riu në Gjilan

| 12 Mar 2024 | 12:27 | Nga

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit A.Sh, 23 vjeçar, në kuadër të hetimit të rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” që ka ndodhur më 10 mars.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ai është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit.”

Të ngjashme