Gjatë qershorit, Policia në Ferizaj realizoi 170 urdhëresa të gjykatave

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj gjatë muajit qershor ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë muajit qershor-2024 ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 &; 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme