Më 2016 u regjistruan 1 238 raste me kancer, 50% më shumë

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 14:28 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sëmundja e kancerit në Kosovë në krahasim me vitin 2015 ka shënuar rritje rreth 50 për qind.

Përderisa në vitin 2015 u paraqiten 808 raste me kancer në vitin 2016 ky numër u rrit në 1 238 raste.

Kështu tha Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit të Onkologjisë në QKUK, gjatë një aktiviteti të bërë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër Kancerit.

Megjithatë, Hyseni tha se ky numër nuk është brengosës, pasi që sipas tij shtimi i rasteve ka të bëjë më tepër me raportimin e këtyre rasteve.

“Në vitin 2015 në Onkologji janë paraqitur 808 raste të reja; viti 2016 ka shënuar 1 238 raste. Kjo rritje prej rreth 50 për qind nuk është rritje shqetësuese sepse më tepër ka të bëjë me shtim të raportimit se sa më rritje”.

Ai më tej tha se gjithmonë ka vend që të luftohet kjo sëmundje. “Nuk është mision i pa mundur me aktivitete të ndryshme, rezultatet do të jenë më të mira”.

Hyseni bëri edhe krahasimin me vendet e regjionit dhe tha se në Kosovë numri i të prekurve me këtë sëmundje është tre për qind më pak.

per kancer

Të ngjashme